STATUTI I SHOQERISE

Neni I:

Emri:

Emri i Shoqerise eshte Shoqeria Per Te Drejtat e Njeriut Çameria.

Neni II:

Regjistrimi:

Shoqeria eshte organizuar dhe regjistruar ne Boston, Shtetin e Massachusetts, ne perputhje me te gjithe ligjet federale dhe te shtetit . Shoqeria do te kete vulen e saj.

Neni III:

Anetaresimi:

Anetare te Shoqerise jane te gjithe ata individe qe jane te interesuar ne ceshtjen came, jetojne ne SHBA, pranojne programin dhe statutin e kesaj Shoqerie, dhe paguajne detyrimet ndaj saj. Anetaresimi eshte $100 ne vit per person ose per familje. Kjo vlere mund te ndryshohet me vendim te Komitetit Drejtues.

Neni IV:

Deget:

Anetaret e Shoqerise jane te organizuar ne dege. Dege mund te krijohen aty ku gjenden me shume se 10 anetare. Deget lokale ne pergjithesi pergjigjen per mbarevajtjen e puneve te shoqerise ne lokalitetin e tyre ne perputhje me Statutin dhe programin e Shoqerise. Deget zgjedhin nje here ne dy vjet Komitetin Lokal te perbere nga Kryetari, zv/Kryetari dhe nje sekretar. Te pakten nje anetar i deges duhet te perfaqesoj degen ne Komitetin Drejtues te Shoqerise.

Neni V:

Komiteti Drejtues:

Komiteti Drejtues perbehet te pakten nga 13 anetare te cilet zgjidhen nga Konventa Kombetare e cila mblidhet nje here ne dy vjet. Komiteti Drejtues eshte pergjegjes per te gjithe mbarevajtjen e Shoqerise, per gjendjen financiare te degeve dhe te qendres. Komiteti Drejtues percakton rruget dhe format per arritjen e qellimit te Shoqerise. Komiteti Drejtues zgjedh Kryetarin e pergjithshem, zv/Kryetarin dhe nje financier/sekretar. Komiteti Drejtues perfaqeson Shoqerine dhe vepron ne emer te saj. Komiteti mund te zgjedhe anetare jashte Shoqerise ne qofte se e cmon me vlere kontributin e tij/saj per Shoqerine. Mbledhje te vecanta te Komitetit mund te thirren me kerkese te Kryetarit ose 2/3 te anetareve. Njoftimi per kohen dhe vendin e takimit duhet t’u behet i ditur te gjithe anetareve te pakten 2 dite para mbledhjes. Cdo anetar i Kryesise mund te jape doreheqjen ne cdo kohe duke paraqitur kerkesen me shkrim perpara Kryetarit ose sekretarit te Shoqerise. Cdo anetar i Kryesise mund te hiqet me vendim te Kryesise duke u votuar nga shumice votash. Personit ne fjale i dorezohet vendimi me shkrim dhe i jepet mundesia te degjohet nga bordi ne lidhje me vendimin e marre nga bordi per largimin e tij/saj.

Neni VI:

Kryetari dhe zv/Kryetari.

Kryetari zgjidhet me mandat 2-vjecar me te drejten per t’u rizgjedhur jo me shume se dy here rradhazi . Kryetari drejton dhe kontrollon veprimtarine e perditshme te Shoqerise, si dhe perfaqeson Komitetin Drejtues ne te gjithe aktivitetet qe jane te lidhura me detyrat dhe qellimin e Shoqerise. Kryetari informon Kryesine per problemet kryesore qe mund te dalin, si dhe te kerkoj keshilla dhe/ose mbeshtetje prej saj. Zv/Kryetari zevendeson Kryetarin nese nevojitet. Ne kete rast, ai/ajo ushtron te gjithe kompetencat dhe pushtetin e Kryetarit . Kryetari ose zv/Kryetari duhet te kene shtetesine amerikane.

Neni VII:

Sekretar/
Financieri:

kretar/Financieri kontrollon aktivitetin administrativ dhe financiar te Shoqerise, mban pergjegjesi per rregjistrimin e dokumentacionit per Shoqerine si dhe te gjithe ceshtjeve administrative. Sekretar/Financieri raporton perpara Komitetit Drejtues.

Neni VIII:

Konventa
Kombetare:

Konventa Kombetare mblidhet cdo vit ne sesione te rregullta. Konventa mund te thirret ne raste te jashtezakonshme me kerkese te dy te tretave (2/3) te anetareve te Komitetit Drejtues. Konventa analizon aktivitetin vjetor te Shoqerise si dhe ben propozimet dhe rekomandimet perkatese ne Komitetin Drejtues. Konventa Kombetare aprovon ndryshimet dhe rregullimet ne Programin dhe Statutin e Shoqerise me propozim te Komitetit Drejtues dhe degeve te Shoqerise. Te gjithe anetaret e Shoqerise mund te marrin pjese ne Konventen Kombetare me te drejte te barabarte vote.